Klubi i madh kërkon Memphis Depay

Klubi i madh kërkon Memphis Depay

Borussia Dortmund mund të bëjë një lëvizje për Memphis Depay.

Dortmund nuk mund të kalkulojë në Sebastien Haller për një periudhë relativisht të gjatë dhe tani duhet të shohin opsione për sulmin, para fundit të merkatos.

Drejtori sportiv i Dortmund, Watzke ka thënë se klubi duhet të kompletojë një lëvizje brenda 8-10 ditëve.

Sipas ‘Sport’, Dortmund janë duke monitoruar situatën e holandezit Memphis Depay.

Gjithsesi, çështja mund të jetë e komplikuar për Dortmund, por edhe mund të thjeshtohet në maksimum.

Barcelona fillimisht kërkonte 20 milionë euro për kartonin e Memphis. Megjithatë, së fundmi thuhet se avokatët e lojtarit po negociojnë shkëputjen e kontratës.

Në rast se arrihet marrëveshje për shkëputje të kontratës, Dortmund mund ta transferojë lojtarin falas.

Një nga opsionet për skuadrën BVB është edhe huazimi.

Related Articles