KH Rahoveci u mposht sot me rezultat 31:38 (e shtunë) në palestrën “Mizair Isma” nga ekipi rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup.
Para se të vinin në Kosovë, zyrtarët e klubit rumunë kishin kërkuar nga KH Rahoveci masa shtesë të sigurisë pas ngjarjeve të fundit me Rumaninë në futboll.
Por drejtuesit e klubit rumun kanë mbetur të kënaqur me mikpritjen që iu bë në Kosovë dhe për këtë kanë falënderuar zyrtarët e KH Rahovecit.
“Drejtuesit e klubit tonë kanë kërkuar masa shtesë mbrojtëse dhe kanë marrë garanci para ndeshjes se ato do të merren”.
“Pas ndeshjes, skuadra jonë tha se tifozët u sollën në mënyrë shembullore dhe për këtë falënderojmë rahovecianët”, thuhej në komunikatën e klubit rumun.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Rahovecit dhe CS Minaur Baia Mares do të luhet më datë 30 nëntor me fillim nga ora 15:00.