KMDLN-j reagon pas propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

KMDLN-j reagon pas propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar ashpër pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

Sipas KMDLNj-së me ndryshimin e tarifave thellohet diskriminimi i qytetarëve, duke shtuar se qytetarët e Kosovës që për një periudhë 15 vjeçare janë plaçkitur nga KEDS –i, ZRRE.

Po ashtu, në reagim, KMDLN-j ka kërkuar nga deputetët që ta kundërshtojnë ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.

“KMDLNj thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë fuqishëm legalizimin e plaçkitjes së qytetarëve të Kosovës nga KEDS –i dhe ZRRE sikur edhe diskriminimin flagrant në baza etnike kurse, nga qeveria e Kosovës kërkon ta tërheq kërkesën e ZRRE –së për rritje të çmimit të propozuar të energjisë elektrike duke lejuar një çmim të arsyeshëm dhe të përballueshëm sikur edhe ta ndërprejnë urgjentisht pagesën për rrymën e shpenzuar për serbët e veriut të Kosovës dhe të shërbimeve tjera sepse nuk kanë bazë ligjore për këtë dhe po diskriminojnë në baza etnike dhe raciste mbi 93 % të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles