Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas dënimit të Zoran Vukotiqit me 10 vite burgim, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga KMDLNJ e kanë konsideruar këtë si hap drejt realizimit të së drejtës për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për KMDLNj’në, ky dënim ngjallë shpresat se krimet e tilla nuk do të mbesin të pandëshkuara.
Reagimi i KMDLNJ-së:
KMDLNj-ë në Prishtinë, dënimin e Vukotiqit e konsideron një hap drejt realizimit të drejtës për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si e drejtë e njeriut dhe shpagim moral për dëmet e pakompensueshme që i janë bërë këtyre viktimave.
Dhunimi seksual përveç si krim lufte në Kosovë ka patur edhe karakter etnik.
Për KMDLNj-ë, ky dënim ngjallë shpresat se krimet e tilla nuk do të mbesin të pandëshkuara pavarësisht se deri më tani numri i të dënuarve është më se simbolik.
KMDLNj-ë konsideron se me këtë rast është vlerësuar puna e kësaj organizate për të drejtat e njeriut për faktin se ka ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti e që ka rezultuar me shqiptimin e dënimit.
KMDLNj-ë shpreson dhe beson se ky dënim nuk do të mbetet rast i izoluar por se do të dënohen edhe dhunuesit tjerë aq më parë që krimet e luftës nuk vjetërohen asnjëherë kurse dhunimi seksual që përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve politike dhe ushtarake është kualifikuar si krim lufte.