Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka dhënë detaje për të burgosurin që vdiq nga tumori në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.
KMDLNJ ka bërë të ditur se bëhet fjalë për R.S nga Theranda, i cili ishte dërguar për trajtim të tumorit dhe për shkak të rritjes së masës së tumorit, gjendja shëndetësore e tij ishte rënduar dhe ka ndërruar jetë.
Ndryshe, në njoftim thuhet se i pandehuri po vuante dënimin që nga viti 2016.
Tutje, KMDLNJ ka rekomanduar që të burgosurve me sëmundje të pashërueshme, të transferohen në shtëpi për ta përfunduar dënimin.