KMShK: Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, kërcënim serioz për një gazetari të pavarur

KMShK: Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, kërcënim serioz për një gazetari të pavarur

Me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpreh shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende – nga pozita 56 në 75.

KMShK bën thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre.

“Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe për integritetin dhe jetën e gazetarëve”, thotë KMShK-ja.

Këshilli i vlerëson “të dëmshme dhe të papranueshme përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat dhe cenimin e fjalës së lirë”.

KMShK sjell ndërmend se liria e medias është pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike. 

Related Articles