Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se shpreson që ta shohë Kosovën një ditë në Bashkimin Evropian.
Ai tha se shteti gjerman mund ta kalojë testin gjatë takimit të javës së ardhshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
“Aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 për qind të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE”, shkroi ai.
Tutje, Knaus, deklaroi se do të ishte fiasko diplomatike ndërsa pyeti se “përse t’i besohet drejtësisë së anëtarëve të BE-së, pavarësisht meritave?”.