Koalicion me VV-në, Krasniqi: Me neve nuk munden, e kanë Listën Serbe

Koalicion me VV-në, Krasniqi: Me neve nuk munden, e kanë Listën Serbe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi u pyet rreth krijimit të numrave (shumicës) me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai u shpreh i prerë lidhur me këtë, duke kundërshtuar një koalicion bashkë me VV-në.

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në T7.

“Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi.

“Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi.

Derisa sot, për herën e 37-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Related Articles