Koalicionet AAK-LVV në nivel lokal, Gjini: S’kemi leva statutare për t’i ndalur

Koalicionet AAK-LVV në nivel lokal, Gjini: S’kemi leva statutare për t’i ndalur

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila në nivelin nacional ka dallime të mëdha me Lëvizjen Vetëvendosje, ka nënshkruar koalicione me këtë subjekt në Komunën e Fushë Kosovës, Junikut e të Prizrenit.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se partia s’ka leva statutare për t’i ndalur koalicionet në nivelin lokal mes kandidatëve për kryetarë komunash.

“Fushë Kosova është krejt ndryshe , Prizreni është krejt ndryshe, sikur të kishim pasur leva statutare do i kishim përdorur, nuk më pëlqen hiç, nuk e di sa e ndihmojnë këto koalicione Kurtin”, tha Gjini në “Rubikon” në Klan Kosova.

Kryetari aktual i Gjakovës tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket mundësisë së një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin nacional.

“S’ka ndryshim të qëndrimit të Aleancës në nivel nacional, e kemi bërë të qartë, në zgjedhje lokale njerëzit i shohim edhe aleancat dhe miqësitë ndryshe, sepse janë komuna të vogla”, tha Gjini

Related Articles