Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka publikuar raportet e audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 28 subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.
Sipas Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, është detyrim për partitë që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila hyri në garë me Nismën Social Demokrate, kishte të hyra rreth 18 mijë euro, teksa shpenzoi 337 mijë euro.