Koalicioni i Tahirit me VV-në, Kajtazi: Duhet të përjashtohet, është i dëmshëm për partinë

Koalicioni i Tahirit me VV-në, Kajtazi: Duhet të përjashtohet, është i dëmshëm për partinë

Analisti Vehbi Kajtazi tha se Xhafer Tahiri duhet të përjashtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas vendimit për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Sipas tij, me këtë veprim, Tahiri ka vepruar në kundërshtim me vijën politike të partisë dhe i ka shkaktuar dëm LDK-së.

“Duhet të përjashtohet sepse këtë ia lejon statuti. Është në kundërshtim me statutin, dhe veprimi i tij i  pakoordinuar dhe i paautorizuar nga kryesia e nivelit qendror bie në kundërshtim me nenin 41 të statutit të LDK-së. Kërkesa e gjithanshme që Tahiri të përjashtohej mori një përgjigje nga vëllai i Tahirit. Dhe ai tha do ta përjashtonte nëse ka k… Lumiri. Pse ai flet me këtë gjuhë, me këtë guxim në raport me kryetarin e LDK-së kur bëhet fjalë për përjashtimin e një njeriu që ka shkelur statutin e partisë, pra kah buron guximi i tij. Kjo nuk është veç një shprehje banale e tij, por shkon përtej një shprehje banale. Kjo është një qëndrim i tij i cili flet për një guxim të jashtëzakonshëm dhe për një mungesë të guximit nga ana tjetër, dhe derisa kemi kësi lloj gjuhe të përdorur në raport me kryetarin e LDK-së, në raport me kryesinë e LDK-së, atëherë shumë kë mundet me bë me besu që njëmend ka mungesë guximi në LDK”, tha Kajtazi në emisionin “Rubikon”.

“I ka shkaktuar dëm LDK-së, sepse në vend që të merrej me përgatitjet për balotazh duhet të merret me situata të tilla. Kjo është paralajmërim për LDK-në që mund t’i ndodh siç i ndodhi PDK-së, pra ata duhet të jenë të rreptë në gjykim dhe veprim, të marrin masa t’i përjashtojnë këta elementë që janë në LDK dhe punojnë kundër LDK-së dhe të fokusohet në garë. Nuk është dashtë me pritë, se në këtë mënyrë ua bën me dije të tjerëve. Nuk duhet t’i ndodh situata që i ndodhi PDK-së. PDK-ja ka humbur bastionin e vet. Po flas për çështje menaxhimi, kur ka mungesë guximi atëherë dalin probleme të tilla”, u shpreh tutje analisti.

Related Articles