Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e katërt, Gazmend Muhaxheri, e ka quajtur nguti koalicionin e bërë nga bashkëpartiaku i tij, Xhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.
Muhaxheri, nëpërmjet një telefonate në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se Tahiri do të dërgohet në komision disiplinor ku pritet të ketë masa ndaj tij.
Mes tjerash, Muhaxheri u shpreh se asnjëherë koalicionet nuk bëhen pa aprovimin e kryesisë së partisë.
“Sepse duhet me qu në komision disiplinor e pastaj komisioni disiplinor të marrë masa. Besoj që do të dërgohet por duhet të veprojmë më statut. Qendra zakonisht nuk u përzihet degëve por kërkon diskutim paraprak dhe aprovim prej kryesisë e pastaj prej organeve tjera – pa aprovim të qendrës nuk është bërë kurrë ndonjë koalicion. Jam shumë i befasuar se nuk është normale kjo nguti e Xhafer Tahirit”, u shpreh Muhaxheri.