Koalicioni për Familjen ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ky koalicion është i përbërë nga AKR-ja e Behxhet Pacollit dhe “Lista për Familjen” e krijuar nga ish-deputetët e LVV-së Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Listës për deputet nga ky koalicion i prin tashmë deputeti i pavarur Eman Rrahmani, ndërkohë që numri 2 në listë është Selim Pacolli.
Këto dy parti, qëllimin kryesor kanë “mbrojtjen e familjes tradicionale shqiptare”. /Gazeta Enigma