Kobra publikoi këtë foto disa orë para vrasjes në Prizren

Kobra publikoi këtë foto disa orë para vrasjes në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra” është shoqëruar në stacionin policor ku po intervistohet. Ai dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari dhe plagosjen e një 27-vjeçari nga Shqipëria.

Në faqen e tij në Facebook, Hoxhaj ka shpërndarë një fotografi në të cilën ai shihet duke festuar.

Kësaj fotografi, Kobra ia ka vendosur mbishkrimin “gezofshit gjithmon”

Ndryshe policia ka bërë të ditur se po intervistohen edhe persona të tjerë.

“Në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona, deri më tani nuk ka ndalim për ta. ka thënë nga togeri Shaqir Bytyqi.

Related Articles