Avokati, Arianit Koci, i cili realizoi dy ditë më parë një aksion simbolik në Kuvend, ka reaguar në lidhje me tentativën e 28 për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Koci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “paraprakisht e dijmë:As sot – nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet deputetëve”.
“Kjo situatë nuk është më krizë politike – është kthyer në një plan të qëllimshëm për ta zvarritur zgjidhjen, derisa të detyrohet vendi të shkojë në dy palë zgjedhje: lokale dhe të përgjithshme”, ka shkruar ai.
Koci konfirmoi se protesta e tij do të vazhdoj edhe sot para Kuvendit.
“Deputetët duhet të heqin dorë nga pagat – derisa ta kryejnë detyrën për të cilën paguhen. Sepse kush merr rrogë pa punuar – mund të quhet edhe hajn. E me e vjedh popullin – nuk ka krim më të madh!”. /Gazeta Enigma/