Gjykata Kushtetuese dje e ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij aktgjykimi, janë shpallur të pavlefshme të gjitha seancat nga 27 qershori deri më 26 korrik
E në lidhje me këtë ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili disa herë pati protestuar në shenjë pakënaqësi për mosformimin e legjislaturës së re.
Koci iu ka kërkuar deputetëve të betuar që t’i kthejnë paratë që i kanë marrë gjatë kësaj periudhe.
“Mos e hani djersën e popullit”, tha Koci