Avokati Arianit Koci ka kritikuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismës për mosveprim në raport me ngërçin politik.
Ai ka bërë me dije se deputetët e këtyre partive janë qyqana.
Në profilin e tij në Facebook”, Koci ka shkruar se Albin Kurti po bën çka po dëshiron me ta.
“PDK, LDK, AAK dhe Nisma – jeni qyqana, veç ta dini. Tucana! Albini po bën çka po don me juve. Haram ju qofshin votat. Nuk i meritoni! Edhe ti, Presidente – mos taktizo. Kryeje detyrën. 41 herë ke dështuar me reagu si duhet. Nuk është kjo mënyra e duhur me e vazhdu edhe një mandat!”, ka shkruar Koci.