Avokati Arianit Koci i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit nuk u ndal për të dëgjuar kritikat e Kocit, karshi krizës në Kuvend.
Kurti madje as nuk e la avokatin t’i ofrohej, duke u mbrojtur me dhjetëra personel.
“Marre! Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim! A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?”, pyeti Koci Kurtin, në një postim në Facebook.
“Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë – Kuvendi pa zgjidhje? Pse? Hajgare me popull a?”, vazhdoi tutje avokati.
“Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte. Kjo është frikë, jo përgjegjësi. Lideri nuk ikë. Lideri del përballë”, përfundoi Koci. /Gazeta Enigma