Koci, Kurtit: Nuk i ke rendet me shku ndejave – e ke blloku shtetin

Koci, Kurtit: Nuk i ke rendet me shku ndejave – e ke blloku shtetin

Avokati Arianit Koci i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ka bllokuar Kuvendit dhe siç tha ai, i ka rënë në mend të shkojë në Operë në Drenicë.

Ai duke iu drejtuar Kurtit i tha se nuk ka rendet të shkojë në ndeja.

“E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë. Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë! Turp! Albin, shteti është në gjendje të jashtëzakonshme. Popullata po varfërohet”.

“Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin. Më mirë puno. Ama puno për së mbari. Në anën tjetër, nuk kam më të lënë rahat, derisa të konstituohet Kuvendi”, ka shkruar Koci.

Related Articles