Koci nga Beogradi i kërkon mediave të mos ia japin fjalën deputetëve

Koci nga Beogradi i kërkon mediave të mos ia japin fjalën deputetëve

Avokati Arianit Koci, ndonëse paralajmëroi se do të qëndrojë një javë para Kuvendit të Kosovës si shenjë proteste për moskonstituimin e tij, sot nuk mundi të ishte prezent.

Kjo pasi ai gjendet në Beograd për t’u marrë me rastin e arrestimit të ish-policit special të Kosovës, Arbnor Salihu.

Megjithatë, Koci ka një lutje të cilën e ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ai kërkoi nga mediat të mos ua japin mikrofonin deputetëve, pasi sipas tij, “ata po rrejnë”.

Related Articles