Avokati i njohur Arianit Koci ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike dhe procesin e zvarritur të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Koci përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar ashpër në lidhje me krijimine kësaj situate ka ka thënë se përgjegjësinë e kësaj bllokade nuk e ka askush tjetër përveç kryeministrit Albin Kurti.
Tutje ai ka shtuar se zvarritja e 14-të me radhë për të zgjedhur Kryeparlamentarin nuk po e dëmton opozitën, por pikërisht Kurtin i cili, siç shprehet ai, po e paguan çmimin me kredibilitet, nervozizëm në elektorat dhe rënie të popullaritetit.
“Po askush nga rrethi i ngushtë nuk po i tregon Albin Kurtit të vërtetën më të thjeshtë,” shkruan Koci. Ai shton se opozita po e shfrytëzon situatën për të qëndruar anash, ndërsa e vetmja përgjegjësi bie mbi liderin e Vetëvendosjes.
Koci e kritikon Kurtin edhe për qasjen që ai po mban ndaj kundërshtarëve politikë, duke thënë se “i pari i Qeverisë nuk duhet të sillet me inate”, dhe thekson se është koha që Kurti të ndërtojë një ekip më të gjerë, më të guximshëm dhe më të aftë për t’i thënë të vërtetën.
“Populli nuk ka nevojë për hakmarrje politike, por për lidership, maturi dhe zgjidhje,” ka shkruar Koci./Gazeta Enigma/