Koci pas lirimit të Arbnor Spahiut: Nuk ishte lehtë, por ia dolëm!

Koci pas lirimit të Arbnor Spahiut: Nuk ishte lehtë, por ia dolëm!

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar pas lirimit të ish-policit të Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu.

Përmes një postimi në Facebook, Koci tha se ishte optimist për lirimin e tij, ndonëse nuk e patën fare të lehtë këtë gjë.

“U lirua! Ish-polici Arbnor Spahiu u lirua nga burgu i Serbisë. Sot, pas muajsh të gjatë ankthi, pas një padrejtësie të rëndë – Arbnor Spahiu është i lirë. E kam thënë që në ditën e parë: do të kthehet. Nuk ishe lehtë, por ia dolëm!” deklaroi Koci, pasi tash e sa muaj ishte angazhuar si përfaqësues ligjor i Arbnorit.

Kujtojmë se çaste më parë, lirimin e Arbnorit e konfirmoi babai i tij, Fatmiri, që tha për IndeksOnline se i biri është kthyer në shtëpi.

“Po, është e vërtetë [që e kanë liruar]. Në shtëpi është” tha shkurtimisht ai.

Arbnor Spahiu u arrestua më 7 qershor të këtij viti nga policia serbe, në pikën kufitare duke hyrë nga Hungaria për në Serbi.

Autoritetet në Serbi e kanë akuzuar Arbnor Spahiun për vrasje në rastin Banjska, që kishte ndodhur në veri të vendit në vitin 2023, ku kishte mbetur i vrarë edhe polici Afrim Bunjaku.

Related Articles