Avokati, Arianit Koci, ka reaguar pas rastit që ka ndodhur në “Prime” të BBVA, ku Jozi ka goditur Gjestin me shuplakë, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes këtij reagimi Koci ka theksuar se “Jozi nuk është Shqipëria. Është thjesht një njeri i dhunshëm, që s’di me u sill as si burrë, as si njeri”.
Tutje Koci veprimin e Jozit nuk e ka quajtur trimëri, te ne burrëria nuk matet me grushta.
“Me i ra dikujt me shuplakë, para kamerave, tinëzisht e në befasi– nuk është trimëri. Nuk është as në traditën tonë. Se te na, burrëria nuk matet me grushta, por me mençuri, durim e nder”, ka shkruar ai.
Tutje Koci ka theksuar se “Unë jam kosovar krenar. Kam lind e jam rrit me dashni për Shqipërinë – dhe ajo dashni nuk më ka lëshu kurrë. Por nuk na lidh as televizioni, as dhuna. Na lidh historia, gjaku dhe sakrifica. Prandaj, mos e ngatërroni një komb të tërë me një rrugaq që s’ka vend askund – as në ekran, as në mesin tonë”. /Gazeta Enigma/