Pas aksionit përpara kuvendit, avokati Arianit Koci, ka thënë se Kosova e ka një situatë katastrofike në ekonomi dhe vendi nuk po merr drejtim prej politikanëve.
Koci i quajti deputetët e Kuvendit të Kosovës si “komplet neglizhentë”, e për të cilët tha se nuk ishin në gjendje ta respektonin as orarin e fillimit të seancës.
“Unë jam plot befasi dhe njëherë për njëherë nuk e kam menduar nëse do ta përsëris këtë. Le të vazhdojnë edhe 2-3 seanca nga 2 minuta le t’i mbajnë. Besom, kishin ardhur disa deputetë vetëm për të hy e për të dalë”.
“Prej këtu, kam shkuar në një kafene. Rend i kam parë duke hyrë aty. Papërgjegjësi totale. Kemi ardhur në situatën ku të gjithë po e kuptojmë atë që e ka thënë Albin Kurti se ‘nuk është me rëndësi kush është i pari, por qeverinë e merr ai që e krijon shumicën’”, tha Koci në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se nuk e kupton se cili është qëllimi i mbajtjes së dy palë zgjedhjeve, teksa u shpreh se VV po humbë, por as opozita nuk po fiton.
“Nuk po më duket që do t’i shkojë kjo për shtati Vetëvendosjes. Kjo situatë po i ftoh shumë përkrahësit e VV-së, kjo me seanca dhe rritja e rrymës”.
“Vetëvendosja s’po do zgjidhje por as opozita s’po do zgjidhje. Por, humbësja më e madhe në këtë është Vetëvendosja. Unë nuk po e shoh se edhe opozita po fiton”, tha Koci.