Kodrat e Kepit të Rodonit përfshihen nga flakët, duke djegur sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre

Kodrat e Kepit të Rodonit përfshihen nga flakët, duke djegur sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre

Një vatër zjarri është shfaqur në kodrat pranë Kepit të Rodonit në Durrës, duke djegur sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre.

Pranë vendit ku janë shfaqur flakët nuk ka shtëpi banimi.

Për shkak të pozicionit gjeografik, pa rrugë automobilistike nuk është ndërhyrë me mjete zjarrfikëse, por vetëm me punonjës.

Sipas burimeve nga reparti zjarrfikës, situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapjeje.

Ndërkohë një tjetër vatër zjarri është shfaqur në një pyll në Shetaj të Ishmit dhe po punohet për fikjen e flakëve.

Related Articles