Koha kur Baton Haxhiu pyeti Millosheviçin: Kur do të largoheni nga mitologjia e shekullit 19 dhe shqiptarëve t’u mundësohet e drejta që u takon, Republika e vet? (VIDEO)

Koha kur Baton Haxhiu pyeti Millosheviçin: Kur do të largoheni nga mitologjia e shekullit 19 dhe shqiptarëve t’u mundësohet e drejta që u takon, Republika e vet? (VIDEO)

Në mars të vitit 1991, në Brdo të Kranj të Sllovenisë ishin mbledhur kryetarët e Republikave të Jugosllavisë, në

Ishte ky takimi i fundit i modelit të konferencave që Republikat kishin krijuar për të biseduar rreth së ardhmes së Federatës. Në pajtim të plotë mes vete, kryetarët kishin përjashtuar delegacionet e Kosovës e të Vojvodinës.

Megjithatë, gazetarët ishte e pamundur të përjashtoheshin nga konferenca për media. Prandaj gazetari i ri nga Kosova, Baton Haxhiu, 26-vjeçar, shfrytëzoi mundësinë për të bërë pyetje për liderin e kroatëve, Franjo Tudjman, dhe atë serb, Slobodan Millosheviç.

Haxhiu përfaqësonte javoren “Epoka”, të themeluar nga gazetari Migjen Kelmendi.

Në konferencë, afër Haxhiut, shihet edhe gazetarja Besa Çeku, gazetare e RTP-së në Zagreb e programit në gjuhën shqipe.

Para konferencës, me insistimin e një tjetër gazetari, Halil Matoshit, Haxhiu kishte shpërndarë “Ekspozitën e tmerrit” të botuar në gazetën javore atëherë “Zëri”.

Gazetarët e pranishëm kishin në dorë këtë numër të gazetës “Zëri” që fliste për vrasjet e policisë serbe në Kosovë.

Takimi i radhës ishte mbajtur në Bosnje, por meqë kishte përfunduar pa marrëveshje, s’pati as konferencë për media.

Pas atij takimi, të radhës nuk pati. Në Bosnje filloi lufta dhe përfundimisht shpërbërja e Jugosllavisë.

Related Articles