Konfirmohet viktima e dytë nga aksidenti në rrugën Lezhë – Shkodër

Konfirmohet viktima e dytë nga aksidenti në rrugën Lezhë – Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Gjyshja 56 vjeç humbi jetën në vendngjarje, ndërkohë që tani mësohet se edhe gjyshi 64-vjeç nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Tre persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar.

Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit.

Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerr të plagosurit nga kanali.

Në ndihmë të të plagosurve shkuan disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

Related Articles