Kokainë me vlerë 40 milionë paund është zbuluar brenda disa kutive me banane në portin e Thames.
Gjysmë toni drogë e cilësisë së parë u gjetën në një varkë që udhëtonte nga Kolumbia në brigjet e Essex.
Ngarkesa ishte nisur për në Holandë. Qindra pako kokainë u gjetën brenda kutive të kartonit dhe vlerësohet se nëse shitej do kapte çmimin e 40 milionë paundëve.
“Kapja e një ngarkese të kësaj madhësie është një goditje e madhe për rrjetin kriminal të përfshirë, duke i penguar të bëjnë miliona paund që do të ishin investuar në kriminalitet të mëtejshëm”, tha policia.