Kokaina kolumbiane gjendet brenda kutive me banane në port! Ja destinacioni drogës

Kokaina kolumbiane gjendet brenda kutive me banane në port! Ja destinacioni drogës

Kokainë me vlerë 40 milionë paund është zbuluar brenda disa kutive me banane në portin e Thames.

Gjysmë toni drogë e cilësisë së parë u gjetën në një varkë që udhëtonte nga Kolumbia në brigjet e Essex.

Ngarkesa ishte nisur për në Holandë. Qindra pako kokainë u gjetën brenda kutive të kartonit dhe vlerësohet se nëse shitej do kapte çmimin e 40 milionë paundëve.

“Kapja e një ngarkese të kësaj madhësie është një goditje e madhe për rrjetin kriminal të përfshirë, duke i penguar të bëjnë miliona paund që do të ishin investuar në kriminalitet të mëtejshëm”, tha policia.

Related Articles