Një çift shqiptarësh është arrestuar në Itali duke transportuar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë në territorin e Marina di Chieuti, në Foggiano.
Oficerët vune re makinën e cciftit shqiptar me pasaportë suedeze teksa kishte ndaluar në një servis pranë San Severos.
Pasi vëzhguan zonën me kujdes, gruaja doli nga makina për t’u kthyer pas pak minutash, ndërsa burri I saj qëndroi brenda.
Policët dyshuan për sjelljen e tyre dhe vazhduan me kontrollin. Në atë moment dy shqiptarët kanë filluar të shfaqin shenja nervozizmi. Nisur nga kjo policët bënë kontrollin e makinës. Brenda saj u gjetën 26 kg kokainë.
Droga e sekuestruar ishte mbështjellë me foto të mafiozit “Al Capone” dhe llogaritet se nëse do të dilte në treg do të kapte shifrën rekord prej 5 milionë eurosh.