Seanca e ftuar nga opozita për raportimin e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës, është duke vazhduar.
Në mesin e deputetëve që kanë marrë fjalën deri tash është edhe Jahja Kokaj nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Edhe këtë herë, Kokaj e përshkroi më ndryshe se të tjerët situatën në të cilën ndodhet Kosova. Shtetin ai e quajti tru të mençur, që sipas tij është halë në sy për Serbinë.
Por megjithatë, Kokaj qe i bindur se gjithçka do të kalojë shumë shpejt, raporton Sinjali.
“Kjo situatë do të kalohet shumë shpejt. Jom i bindur që ata tre vëllezërit tonë shumë shpejt do të lirohen. Trupi varet sa e ka stabilitetin e trurit, edhe kombi varet sa është i mençur, largpamës. Këto janë faktorë universal..e kështu. Jam i bindur që kësaj radhe Serbia e sheh që ka një tru të mençur përballë. Është halë në sy pikërisht pse është i mençur. Luftat politike janë normale.”, tha Kokaj.