Mesfushori i Feyenoordit, Orkun Kokcu, ka folur pas barazimit pa gola me Dritën në kuadër të Ligës së Konferencës.
Mesfushori ishte shpesh me topin kundër FC Drita, por së bashku me kolegët e tij, nuk arritën të thyenin mbrojtjen e Dritës.
“Ne kemi dominuar me zotërim të topit, por jo në lojë”.
“Ishte e vështirë të luash kundër këtij kundërshtari, i cili ishte në mbrojtje. Loja jonë përfundimisht u bë shumë e parashikueshme”.
“Unë kam qenë në mesfushë, por jo gjithmonë kam bërë zgjedhjen e duhur. Duhet të jetë më mirë të enjten e ardhshme që të mposhtim FC Dritën”, ka thënë Kokcu.
Ai shtoi se pret që ekipi nga Kosova të luajë të njëjtën lojë edhe në stadiumi “De Kuip”.
“Ata do të luajnë në mbrojtje edhe në Roterdam. Na takon neve të gjejmë një përgjigje më të mirë për këtë”, deklaroi ai.