Një ndërtesë 25-katëshe në Lagos të Nigerisë është rrëzuar, duke zënë brenda më shumë se 100 njerëz brenda.
Së paku një person e ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë shpëtuar, teksa shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Disa media lokale kanë raportuar që ndërtimtarët kanë shprehur zemërim duke pohuar se askush nuk u ka ardhur nëndihmë për së paku dy orë pasi ndërtesa kolapsoi të hënën pasdite.
“E kemi nxjerrë një trup të vdekur dhe i kemi shpëtuar tre persona deri tash, por operacioni i shpëtimit është ende duke vazhduar”, ka thënë Ibrahim Farinloye, nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Kombëtare. /Gazeta “Enigma“/