Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, mbi 2 orë pritje në Merdarë

Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, mbi 2 orë pritje në Merdarë

Po vazhdojnë pritjet në radhë në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares mbi dy orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 170 metra në dalje.

Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 30 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra.

Kurse, në Jarinje pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta.

Related Articles