Ade Clewlow, kolonel britanik në pension, vlerëson se nuk ka rrezik që Serbia ta shfrytëzojë situatën në Ukrainë dhe të nisë forca ushtarake drejt Kosovës.
“Në Kosovë është një forcë dhe nuk mendoj që Serbia do që të luftojë kundër NATO-s. Nuk mendoj se Serbia është në pozitë që të hyjë në territorin e Kosovës”, është shprehur Clewlow për Klan Kosova.
“Ata nuk do ta bëjnë këtë derisa ka një forcë të NATO-s në Kosovë – KFOR. Serbia nuk do ta bëjë këtë gabim. Por, kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë, nuk mund të shoh shtet tjetër në Evropë që ta bëjë atë që po e bën Rusia”, tha Clewlow.
Ai ka komentuar edhe sanksionet që po i vendosen Rusisë, pas pushtimit që i ka bërë Ukrainës.