Një aksident trafiku në autostradën në Kolumbi ka marrë jetën e 10 personave dhe ka lënë 25 të tjerë të plagosur.
Autobusi bartte gjithsej 26 anëtarë të Universitetit Alexander von Humboldt.
Grupi përbëhej nga 23 studentë të Inxhinierisë Civile dhe tre profesorë të cilët po merrnin pjesë në një aktivitet akademik që lidhej me praktikat e tyre profesionale në tunelet La Línea.
Koloneli Luis Atuesta, komandant i Policisë së Quindíos, për shtypin tha se arsyeja kryesore e aksidentit mund të jetë një defekt në sistemin e frenimit, që bëri që autobusi të rritte shpejtësinë, të përplasej me kangjellat mbrojtëse dhe të nxirrte disa njerëz përmes dritareve në një rënie prej 20 metrash në pjesën e jashtme të urës.