195 tonë kokainë janë kapur në Kolumbi gjatë një operacioni ndërkombëtar.
Të përfshira ishin të paktën 42 vende dhe u arrestuan 574 persona.
U konfiskuan po ashtu edhe 176 tonelata marihuanë, 113 varka për transportin e tyre, gjashtë nëndetëse gjysmë të zhytura dhe dy avionë.
Kolumbia, njihet si prodhuesi më i madh në botë i kokainës.
Operacioni në fjalë zgjati 45 ditë.