Komanda Evropiane e ShBA-së, në ditën e pavarësisë së Kosovës ka thënë se angazhimi për një partneritet të fortë mes dy vendeve mbetet i palëkundur.
Ata me anë të një postimi në platformën X, kanë shkruar se sot festojmë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe sovranitetit.
Sot, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ne festojmë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe sovranitetit. Angazhimi ynë për një partneritet të fortë, stabilitet rajonal dhe vlera të përbashkëta mbetet i palëkundur.