Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it, koloneli Ferrara zëvendëson kolonelin Vacca

Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it, koloneli Ferrara zëvendëson kolonelin Vacca

Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it nga sot do ta ketë në krye kolonelin Francesco Ferrara të cilit ia ka dorëzuar këtë detyrë koloneli Gabreile Vacca.

“Më 25 janar 2024, Komandanti i Misionit të Udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, Major Gjeneral Ozkan Ulutas, kryesoi ndryshimin e komandës së Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Ceremonia u mbajt në bazën e Vilaggio Italia. Koloneli Gabriele Vacca, komandant në largim i Komandës Rajonale Perëndim, ia dorëzoi komandën e tij Kolonelit Francesco Ferrara”.

“Kontigjenti italian i konstituuar nga Regjimenti i 11-të Bersaglieri u zëvendësua nga Regjimenti i Parë Bersaglieri”.

“Autoritetete të shumta ushtarake dhe civile ishin të pranishme, përfshirë edhe Komandantin e Komandës së Përbashkët Operative të Italisë, Gjeneral Francesco Paolo Figliuolo, dhe zëvendëskomandantin e KFOR-it, brigadier general FDederico Bernaccan, si dhe ambasadorin italian në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Antonello De Riu, dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, autoriteteve fetare dhe komunave lokale”.

Related Articles