Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral brigade Stephan Osborn, ka vizituar sot zonën e trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Babaj të Bokës.
Aty Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore të FSK-së është duke e realizuar ushtrimin fushor “Iron Ëolf”.
Bashkë me Osborn ishte edhe gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ku nga afër përcollën skenarët e manovrës luftarake të ekzekutuara nga pjesëtarët e FSK-së dhe ndër të tjera diskutuan për planet e investimit të FSK-së në zonën e trajnimit dhe poligonet e planifikuara në këtë zonë.
FSK-ja në faqen e saj zyrtare bën të ditur se Komandanti i FSK-së ka falënderuar Gardën e Iowa’s për bashkëpunimin me FSK-në, dhe ushtrinë amerikane për mbështetjen me fonde për të investuar në këtë zonë me interes të veçantë për ushtrinë tonë.