Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, u takua me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë
Përmes një njoftimi, KFOR ka bërë të ditur se Sulyok u shoqërua nga zëvendësministri i mbrojtjes i Hungarisë, Tamas Vargas, dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.
Në këtë takim, Ulutas dha një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it.
Ai nënvizoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe gjithashtu përshëndeti kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të Hungarisë në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal.
