Komandanti i KFOR-it i tregon Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it i tregon Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në vizitë Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneralin Carsten Breuer.

Në njoftimin e misionit të NATO-s në Kosovë, temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në Kosovë.

“Gjatë vizitës, Gjeneral Barduani prezantoi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e KFOR-it për një Kosovë stabile dhe drejt rifillimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.

KFOR bën të ditur se Gjeneral Breuer vlerësoi kontributin e gjatë dhe angazhimin e dedikuar të forcave gjermane në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

“KFOR rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Related Articles