Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin italian, flasin për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin italian, flasin për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antoninin.

“Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në vizitë Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij Maurizio Antoninin, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë”, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook.

Barduani dhe Antonini kanë folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe për përpjekjet e KFOR-it për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata diskutuan mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, si dhe përpjekjet e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, për të cilin Komandanti i KFOR-it kërkoi që të vazhdojë me një frymë të re dhe të vendosur”.

“Gjeneral Barduani gjithashtu ndau me Ambasadorin Antonini krenarinë e tij për kontributet mëdha të Italisë në KFOR”.

“Që nga viti 1999, kontingjenti italian ka qenë një simbol kyç i angazhimit të Italisë për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar në Kosovë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të K

Related Articles