Komandanti i KFOR-it pret në takim ambasadoren kanadeze

Komandanti i KFOR-it pret në takim ambasadoren kanadeze

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur ambasadoren kanadeze në Kroaci dhe Kosovë, Jessica Blitt. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi i ofroi komandantit një mundësi të rëndësishme për të paraqitur situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Në këtë kuadër, gjenerali Ulutaş ka vlerësuar kontributin e Kanadasë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Related Articles