Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, është takuar sot me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se Ulutashi ka biseduar me Peachin për situatën e fundit të sigurisë.
“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi trendet më të fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe angazhimin e përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, Peach gjatë ditës është takuar edhe me krerët e shtetit.