Komandanti i KFOR-it takohet me ministren daneze për Evropë, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takohet me ministren daneze për Evropë, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot ministren daneze të Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë vizitës, Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai uroi gjithashtu ministren Bjerre për kontributin e gjatë të Danimarkës në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

Related Articles