Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ata diskutuan mbi situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Gjenerali Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”, thuhet në njoftim.
