Komandanti i KFOR-it takohet me Vjosa Osmanin

Komandanti i KFOR-it takohet me Vjosa Osmanin

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutaš është takuar sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në kampin “Film City” në Prishtinë dhe me atë rast ka theksuar nevojën e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës dhe organizatat e sigurisë së Kosovës në të mirë të të gjitha komuniteteve, si dhe mbështetjen për dialogun ndërmjetësues nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Misioni i NATO-s në platformën “X” thekson se gjatë takimit me Osmanin, Ulutaš ka ripërsëritur përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetje të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.

“Ulutaš theksoi nevojën thelbësore për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të KFOR-it, institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës për të garantuar siguri të përhershme në mbarë Kosovën, në të mirë të të gjitha komuniteteve. Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të OKB-së. Ai po ashtu theksoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”, thuhet në njoftim.

Related Articles