Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uulutas, është takuar sot me kryetaren e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subariq
Në njoftim thuhet se takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutas me homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësues të institucioneve në Kosovë.
Subariq dhe gjeneralmajor Ulutas ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në zonën e komunës.
Ulutas theksoi se kishte një takim shumë produktiv për nevojat e komunitetit lokal.
“Rikonfirmova përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, duke përfshirë patrullimet e rregullta dhe aktivitetet e angazhimit nga Ekipet tona Ndërlidhëse dhe Monitoruese”, tha komandanti i KFOR-it.