Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka qëndruar të mërkurën në Mitrovicë, teksa i shoqëruar me një delegacion ka qëndruar për rreth një orë mbi Urën e Ibrit.
Ai ka shëtitur deri në fillim të sheshit në veri dhe pastaj përgjatë sheshit “Isa Boletini” e “Mehë Uka” në jug të këtij qyteti, ndërsa është shoqëruar nga numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të KFOR-it.
Barduani nuk ka pranuar të flasë rreth vizitës në Mitrovicë.
Qeveria e Kosovës ka bërë plane për hapjen e Urës së Ibrit. Madje çoi kamionë për ta testuar. Megjithatë, kjo nuk ndodhi mes kundërshtimeve nga ndërkombëtarët.